Prej disa ditësh qytetarët në Elbasan janë duke u përballur,me bllokimin e llogarive bankare pasi nuk kanë paguar taksat e prapambetura të bashkisë.Në lidhje me këtë fakt ka reaguar Kryetari i Partisë Demokratike Dega Elbasan Z. Blendi Himçi.Himçi ka fajësuar Kryetarin e Bashkisë për masën ekstreme, ndërsa i ka kërkuar të heqi dorë nga vjedhja e qytetarëve,
Deklarata e plotë e Blendi Himçit!
Përshëndetje!
Prej disa ditësh qytetarët në Elbasan janë duke u përballur me një akt të papreçedentë, me bllokimin e llogarive bankare nga kryetari i Bashkisë Gledian Llatja.
Në selinë e Partisë Demokratike kanë mbërritur me
dhjetëra sinjalizime për selektivitet dhe abuzim me detyrën , ku Llatja godet familjarë dhe kryefamiljarët pa njoftuar e pa paralajmëruar direkt me bllokim të llogarive bankare.
Për të mbushur hendekun dhe shmangur falimentimin e sigurtë,janë duke futur duart në xhepat e qytetarëve , duke pretenduar që nuk kanë paguar taksat e prapambetura të bashkisë.Në kundërshtim të plotë me ligjin dhe në abuzim të plotë me detyrën urdhëron bllokimin e llogarive dhe penalizon shumë familje që mezi presin fundin apo fillimin e muajit.
I shqetësuar me çfarë po ndodh në Elbasan, i bëj thirrje Gledian Llatjas të reflektojë dhe të heqi dorë menjëherë nga futja e duarve në xhepat e qytetarëve.
Ju nuk njihni ligj, as e keni zakon ta zbatoni atë,por mos provokoni hapur dhe mos shkelni në “kallo” sepse ju siguroj se përgjigjja që do të merrni do të jetë e hidhur.
Dihet tashmë se Elbasani është një ndër qarqet më të varfëra për shkak të keqqeverisjes tuaj.Për këtë arsye mos i shtoni këtyre familjarëve edhe një barrë tjetër, atë të bllokimit të llogarive bankare.
Për këtë ju rikujtoj se 7 tetori është afër,një tjetër arsye për t’iu bashkuar protestës dhe tubimit të opozitës para Kryeministrisë për çdo padrejtësi që Edi Rama dhe soji i tij i kanë bërë këtij populli.
Faleminderit!/Infoweb Media