Qytetari është shprehur se ka dalë në protestë për shumë arsyem nga të cilat ka përmendur rritjen e çmimeve.
Një qytetar nga Peshkopia i është bashkuar protestës së sotme në Tiranë. Qytetari është shprehur se ka dalë në protestë për shumë arsyem nga të cilat ka përmendur rritjen e çmimeve. Po ashtu ai, ka theksuar se muajin po e mbyllin muajin me borxhe.
“Nga Peshkopia! Për 1001 gjëra protestoj. Çmimet janë rritur në stratosferë. Është minimum me marrë një vaj, le të tjerat me pensionet dhe rrogat tona. Nesër që është ditë bajrami njerëzit nuk marrin dot një kg mish. Jashtë shumë arsye që nuk mund t’i numërosh. E mbyllim muajin me borxhe. Asnjë send nuk ka. Blegtori nuk ka. Kryeministri të largohet sa më shpejt. Të hapë shpresën për këtë popull. Kushdo tjetër që të vijë ta bëjë më mirë”, shprehet ai.