Qyteti spanjoll me rregull të çuditshëm, kush i trajton më mirë kafshët do mbajë edhe fëmijët pas divorcit

0

Kujdestaria e fëmijëve është ndër momentet më të vështira për gjyqtarët që ju duhet të marrin një vendim në rastet e divorcit.

Përpos elementëve që mund të lidhen me mundësitë ekonomike dhe mirëqenien që mund t’i ofrojë prindi fëmijës tashmë në Spanjë ëshët dhe një element tjetër që mund të ndikojë në përcaktim.

Gjyqtarët në Spanjë ka të ngjarë të kenë fuqinë të vendosin se kush i merr fëmijët në divorc në bazë të mënyrës se si është trajtuar kafsha që kanë mbajtur në familje.

Sipas legjislacionit të ri, gjyqtarët do të jenë në gjendje të refuzojnë kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve nëse një prind keqtrajton kafshën shtëpiake të familjes ose kërcënon ta bëjë këtë në mënyrë që të detyrojë ish-partnerin e tyre.

Sipas projektligjit të ri në Spanjë, gjithashtu ndryshon statusin juridik i një kafshe nga të qenit “gjë” në “një qenie e gjallë me ndjenja”, në thelb duke u dhënë atyre të njëjtat të drejta si fëmijët në një zgjidhje ndarjeje. Kjo do të thotë që macet dhe qentë nuk do të kenë më të njëjtin status si një makinë apo një mobilje dhe se mirëqenia e tyre do të jetë një konsideratë kryesore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here