Ra në grackën e policisë! Ja si e mashtruan Dani Alves që të kthehej në Spanjë…

0

SPANJE – Arrestimi dhe burgimi i Dani Alves, i akuzuar për përdhunimin e dyshuar të një femre të re në një klub nate të Barcelonës, më 30 dhjetor, vazhdon të shkaktojë shumë përfolje. Me këtë rast, është gazeta spanjole ‘El Correo’ ajo që ka zbuluar strategjinë e ndjekur nga Mossos d’Esquadra (policia rajonale e Katalonjës) për ta bërë futbollistin brazilian të kthehet në Spanjë për të bërë një deklaratë vullnetare.

Dani Alves, i cili ishte në Meksikë për të përmbushur kontratën që kishte nënshkruar me Pumas UNAM, skuadra meksikane e ndërpreu marrëveshjen pas arrestimit, arriti një marrëveshje me avokaten e tij, Miraida Puente Wilson dhe Mossos d’Esquadra për të fluturuar drejt Barcelonës në baza vullnetare.

Sipas informacioneve nga ‘El Correo’, vetë Mossos pranojnë se kjo marrëveshje ekzistonte që Dani Alves të vihej vullnetarisht në dispozicion të policisë. Burime të hetimit, megjithatë, kanë saktësuar, se deri atëherë ishte heshtur për akuzat dhe provat e grumbulluara ndaj tij, për ta bërë brazilianin të fluturonte vullnetarisht nga Meksika.

Në këtë mënyrë, policia e qarkut ka arritur ta bindte futbollistin që ta pranonte këtë dorëzim vullnetar në komisariat, duke fshehur të gjitha provat dhe dëshmitë që e inkriminojnë për përdhunimin e të resë.

Paralelisht me deklaratën e viktimës së dyshuar, një përshkrim i qartë pa mospërputhje, policia kishte mbledhur dëshmi dhe prova nga e njëjta ditë në klubin e natës Sutton në Barcelonë.

Në deklaratën e Alves para gjyqtarit, lojtari ka pranuar, sipas rrjetit TV3, se ka qenë në atë klub nate, por ka pohuar se ka qenë vetëm për një periudhë të shkurtër kohe dhe mohon sulmin seksual që viktima ia atribuon atij. Një histori që sipas magjistraturës shkakton kontradikta me provat e mbledhura nga Policia.

Siç raporton TV3, Dani Alves ka deklaruar tre gjëra të ndryshme: fillimisht ka thënë se nuk e njeh vajzën, të cilën dyshohet se e ka sulmuar seksualisht, më pas ka komentuar se e ka parë por nuk ka ndodhur asgjë dhe në fund, ka pohuar se ka qenë ajo që u hodh mbi të .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu