Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 65-vjeçari Viktor Nika.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Arrëz dhe sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçari ishte kthyer në banesë pasi jetonte në Tiranë.
Njoftimi i Policisë: Fushë Arrëz/Informacion paraprak
Rreth orës 14:15, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Arst, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit V. N., 65 vjeç, aktualisht banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkak se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.