Ra nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi, humb jetën turisti 21 vjeçar anglez, nuk arriti gjallë në spital

0

Ka ndërruar jetë 21 vjeçari anglez, shtetasi Z.C i cili më herët u raportua se kishte rënë nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte për pushime në Dhërmi.

I riu ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Mësohet se 21 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe për pasojë nuk i ka kontrolluar veprimet e tij duke rënë aksidentalisht nga hoteli.

Njoftimi i Plotë:

Dhërmi/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu