Ra nga kati i 3-të i hotelit në Dhërmi, ndërron jetë turisti anglez

0

Ka ndërruar jetë në spital shtetasi anglez, i cili ra nga kati i tretë i hotelit ku po pushonte në Dhërmi.

Bëhet me dije se 21 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal të Vlorës.

Shtetasi me inicalet Z.C dyshohet se është rrëzuar pasi ka qenë në gjendje të dehur.

Dhërmi/Informacion shtesë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu