Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Leskovik ku një 70-vjeçar ka gjetur vdekjen. Shtetasi S. T, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga pema dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kolonjë/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në Leskovik, në vendin e quajtur “Ish-vreshtat”, dyshohet së është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi S. T., rreth 70 vjeç, i cili u transportua në qendrën shëndetësore, Leskovik, ku ka ndërruar jetë.