Radhë kilometrike në Kapshticë, shqipet e Greqisë ia marrin valles

0

Teksa presin në doganën e Kapshticës vargun e gjatë të makinave për të hyrë në Shqipëri, shqipet e Greqisë kanë vendosur ta marrin me pozitivitet trafikun kilometrik.

Ata kanë dalë jashtë mjeteve të tyre dhe kanë nisur të hedhin valle të kapur dorë për dore me këngë popullore shqiptare.

Atmosfera pozitive për të përballuar pritjet e gjata ka sjellë në humor për të kërcyer fëmijë e të rritur.

Radhë të gjata janë raportuar ditët e fundit në doganën e Kapshticës dhe Kakavijës për shkak të kthimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi për në atdhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu