Radhë të gjata në të dy anët e doganës së Kapshticës

0

Edhe ditën e sotme janë shënuar radhë të gjata në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, si në hyrje ashtu edhe në dalje nga territori shqiptar. Fluksi i lartë i lëvizjeve në të dy drejtimet ka sjellë ngarkesë të konsiderueshme, duke krijuar vonesa për udhëtarët te cilet kane qene te detyruar te presin gjate ne rradhe.

Policia kufitare shqiptare dhe ajo maqedonase po punojnë me kapacitete të plota dhe, në raste të caktuara, po zbatojnë procedura të përshpejtuara për të mundësuar përpunimin sa më të shpejtë të dokumenteve dhe kryerjen e kontrolleve rutinë por perseri udhetaret kane mbetur ne pritje.

Megjithatë, deri në këto momente, autoritetet shqiptare nuk kanë publikuar ende të dhëna zyrtare mbi numrin e hyrje-daljeve në këtë pikë kufitare.