Raketa ruse jashtë kontrollit, po bie me shpejtësi drejt Tokës

0

Ekspertët e hapësirës po gjurmojnë një pjesë të raketës ruse që do të bëjë një rihyrje të pakontrolluar në atmosferën e Tokës brenda 24 orëve të ardhshme.

Sipas CNN, raketa e rëndë Angara-A5 u lëshua nga porti hapësinor Plesetsk në rajonin veriperëndimor të Arkhangelsk të Rusisë të hënën, më 27 dhjetor. Nisja po testonte një fazë të re, të njohur si përforcuesi Persei por diçka shkoi keq. Pjesa e raketës ruse po udhëtonte me 7.5 kilometra në sekondë (4.7 milje në sekondë) dhe hapwsira gjeografike e rihyrjes ka të ngjarë të jetë midis 63 gradë në veri dhe në jug të ekuatorit.

“Është e sigurt të thuhet se në 24 orët e ardhshme do të jetë në rënie, por ku, askush nuk mund të thotë, sepse në hapësirën kohore të disa orëve do të bëjë disa revolucione në mbarë globin,” tha Holger Krag, kreu i Agjencisë Hapësinore Evropiane të Hapësirës

Shumica e mbeturinave hapësinore digjen gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës, por është e mundur që pjesët më të mëdha mund të shkaktojnë dëme nëse zbarkojnë në rajone të banuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu