Dmitry Rogozin tha në një postim në Twitter se raketat balistike ndërkontinentale Sarmat nuk do të kishin nevojë për leje për të fluturuar nëpër hapësirën ajrore të atyre vendeve.
Kreu i agjencisë ruse të hapësirës ajrore Roscosmos kërcënoi të hënën Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë për mbylljen e hapësirës së tyre ajrore ndaj Ministrit të Jashtëm Sergej Lavrov.
Dmitry Rogozin tha në një postim në Twitter se raketat balistike ndërkontinentale Sarmat nuk do të kishin nevojë për leje për të fluturuar nëpër hapësirën ajrore të atyre vendeve.
“E dini për çfarë është i mirë Sarmat? Nuk do të kërkojë leje për të fluturuar nga bullgarët frikacakë, rumunët hakmarrës dhe malazezët që kanë tradhtuar historinë tonë të përbashkët”, ka shkruar ai.
Lavrov ishte planifikuar të fluturonte për në Beograd të hënën, por Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria refuzuan lejen për fluturimin, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zaharova.