Rama: 11 Maji moment kyç për Shqipërinë! Kur erdhëm në pushtet kishte 117 mijë subjekte biznesi sot ka 250 mijë

0

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite një takim me asambletë socialiste të njësive 3 dhe 4 në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve parlametare të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij për të pranishmit kreu i qeverisë u ndal anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Kreu i qeverisë u shpreh se 11 Maji është momenti kyç i shqiptarëve të cilët do të anëtarësohen në familjen e madhe të BE-së, ashtu siç e quan ai. Rama thotë se kur PS ka marrë detyrën kishte vetëm 117 mijë subjekte biznesi sot ka 250 mijë, gjë që sipas tij shkon komplet në kundërshtim me ata që thonë se këtu ka marrë fund çdo gjë.

Rama: Fondet e BE janë të pagjetshme dhe të pasigurueshmë askund tjetër, nëse nuk je anëtar i asaj familje. Pra është njësoj si të hysh nuse apo dhëndër në një familje shumë të madhe, pasi ke qënë jetim. Ky është 11 Maji për fëmijët tanë, për të gjithë ata që janë ende sot aktivë sepse na duhen 2026 dhe 2027 për të mbyllur negociatat. Ka shumë gjëra të tjera që duhet të jemi krenarë të gjithë bashkë. Kur ne kemi marrë detyrën kishte 117 mijë subjekte biznesi sot ka 250 mijë, që është dicka që shkon komplet në kundërshtim me ata që thonë këtu ka marrë fund çdo gjë. Këtu vdes për bukë. Po të bënim këtë mbledhje në 2013 do e bënim me gjenerator.