Kryeministri Rama ka folur edhe njëherë për vizitën e tij në Kosovë. Ai ri përsëriti edhe njëherë ftesën e Kurtit në Tiranë në tetor në Procesin e Berlinit.
“Të siguroj që me Glauk Konjufcën kam kaluar aq mirë sa nuk i kam bërë asnjë lëndim. S’ankohet dot për lëndim. Unë nuk dola i lënduar nga Glaukun, por i energjizuar pozitivisht. Sepse Glauku tha të tjera gjëra jashtë dhe të tjera brenda, pyesni atë. Po më mirë pyesni Albinin,. Unë kam bërë çmos deri në minutën e fundit për ta takuar. Ai është në tjetër botë në këtë moment, unë jam në tjetër. Unë e repsketoj gjithsesi. Kjo bota ku jam unë është më e madhe se Albini, sepse unë jam me ndërkombëtarët ai është i izoluar. Secili duhet respektuar në hallin e tij. Sa për takimin e Tiranës është i ftuar… Larg qoftë të kindnapoj kryeministrin e Kosovës dhe të futëm në listën e atyre. Unë me zor se marri dot në Tiranë. Takim me kryeministrat pa të nuk ka! Është e drejta e tij mos të vijë.”- thotë Rama.