Rama batuta me demokratët, i kthehet Bardhi: Pyet shokët që ke në burg të kuptosh ç’është vështirësia

0

Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të punimeve në Spitallë të Durrësit së bashku me kryebashkiaken Emiriana Sako, nuk i kurseu tonet sarkastike për demokratët e zonës.

“Thuaj atyre demokratëve të vijë, se duken ata që janë demokratë. Pse fshiheni ore? Hajde ulu, merri dhe ato demokratët e tjerë. Kam 20 vjet unë, i njoh nga larg, ehu… Hajde hajde, ulu, hajde këtu ti mo.

Bjerini një kafe të gjithëve këtu, se demokratët janë vështirë këto kohë duhet me ju dhënë kafe.”- thotë Rama.

Komente të tilla në ‘kurriz të demokratëve’ nuk janë pritur mirë nga strukturat e partisë. Sekratari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi theksoi se për shkak të keqqeverisjes së të majtës, nuk janë në vështirësi vetëm demokratët, por edhe çdo socialist dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi.

Ndërsa i kujton kryeministrit aferën e inceneratorëve, Bardhi thekson se në vështirësi është Rama me kabinetin e vetë, të cilët rrijnë me sytë nga dera kur po arrestohen prej babëzisë për të vjedhur. Sipas Bardhit, me milionat e vjedhura nga shqiptarët ata mund ta shijojnë jetën luksoze vetëm në arrati.

Edhe batutat i ka sikur sapo ka dalë nga burgu! Për shkak të keqqeverisjes tënde, në vështirësi nuk janë vetëm demokratët, por edhe çdo socialist dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi.

Rehati Qeveria jote e korruptuar i ka krijuar vetëm Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajt dhe një tufe shokësh të tu, që me milionat e eurove në xhep, që i vodhën qytetarëve shqiptarë, shëtisin të lirë nëpër kryeqytetet e Europës duke shijuar jetën luksoze!

Në fakt në vështirësi më të madhe janë të gjithë ata që rrijnë me sytë nga dera kur po arrestohen prej babëzisë për të vjedhur. Mqs nuk e ke provuar akoma, por je në rradhë, pyeti paraprakisht tufën tjetër të shokëve që i ke në burg, që të kuptosh çfarë është vështirësia”- tha Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu