Kryeministri Edi Rama do të vijojë qëndrimin e tij në Belgjikë edhe për një ditë tjetër, pasi nesër do të ketë një takim të rëndësishëm me të gjithë liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Lajmi është bërë me dije nga e përditshmja serbe “Blic”, që kanë konfirmuar lajmin nga burime zyrtare.
Në takimin e programuar për nesër, të pranishëm do të jenë edhe presidenti malazez Milo Gjukanoviç; kryeministri shqiptar Edi Rama, kryetari i Këshillit të Ministrave të BiH-së Zoran Tegelti; kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvala Schëartz. Ndërkohë që hozyrtarisht, Vuçiç do të bisedojë në takime të ndara me shefin e diplomacisë së BE-së, Joseph Borell, por edhe me komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Ndërsa në takimin e përbashkët, ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht se cilat mund të jenë temat konkrete të bisedimeve, megjithatë pritet që Ballkani Perëndimor me perspektivën e tij evropiane do të jetë në rendin e ditës. Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se darka do të mbahet, duke theksuar se është një darkë tradicionale, e cila organizohet një herë në vit nga shefi i diplomacisë së BE-së.
Megjithatë pritet që të diskutohet edhe lufta në Ukrainë; harmonizimi i politikave të Ballkanit Perëndimor dhe kriza e sigurisë në kontinentin evropian Lufta e Dytë Botërore. Tradita e organizimit të darkave me liderë nga Ballkani Perëndimor është iniciuar nga ish-kryetarja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si një mënyrë për të inkurajuar dhe përmirësuar bashkëpunimin brenda rajonit dhe rajonit me BE-në. Ndërsa në fund të darkës, ato priten që t’u drejtohen mediave në Bruksel.