Lezhë- Një aksident ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Laç ku janë përplasur 3 automjete.
Sipas burimeve për infowebtv nga ky aksident i trefishtë kanë mbetur të plagosur dy persona. Përkatësisht një grua dhe një fëmijë.
Nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e dy të plagosurve ndërsa janë dërguar në spitalin e Lezhës
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. infowebtv