Nga Vlora në një takim me studentët dhe pedagogët, kryeministri Edi Rama tha se në Vlorë do të hapet Akademia e Aviacionit, e cila do të jetë një akademi jo vetëm shqiptare, por dhe rajonale.
Shumë studentë shqiptarë dhe të huaj do të kenë mundësinë që të përgatiten për të qenë pilotë të shumë mjeteve të fluturimit.
“Sot mbas pas pak do të firmosim një marrëveshje mirëkuptimi me një nga kompanitë më të mëdha të botës për industrinë ushtarake. Sepse kemi përcaktuar faktikisht dhe financimi nga ana jonë si qeveri. Do të hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit dhe synimi është që të jetë një akademi rajonale, jo vetëm shqiptare, që të kemi dhe studentë të huaj për të përgatitur pilotët për çdo lloj mjet fluturimi. Më vjen shumë mirë, sepse ky është hapi i parë pasi duhet të fuqizojmë edhe pjesën tjetër që ka të bëj ëme industrinë avale, por kjo është një fazë e dytë. I kemi të dyja në plan dhe ministri është angazhuar”, tha kryeministri Edi Rama.