KUKËS– Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke shpërndarë disa pamje nga aeroporti i Kukësit ku është shprehur se ai tashmë po përdoret nga turistë të huaj.
Në një postim në Facebook Rama shkruan se tashmë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit udhëtojnë jo vetëm pasagjerët nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.
“MIRËMËNGJES dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit me pasagjerët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, që shfrytëzojnë këtë portë të re të qiellit tonë për të kaluar pushimet në Shqipëri, ju uroj një fundjavë të mbarë.”-shkruan Rama.