I përzgjedhuri i Partisë Socialiste për të qenë President i Rëpublikës së Shqipërisë, Gjeneral Major Bajram Begaj është duke u hetuar nga SPAK.
Kujtojmë se pak ditë më parë Artur Meçollari, Kapiten i rangut të parë, ish zëvendëskomandant i Forcës Detare, kallëzoi presidentin e ardhshëm të Shqipërisë dhe SPAK nisi hetimet për këtë të fundit.
Në një dalje për mediet Meçollari deklaroi se SPAK kishte nisur hetimet për ish-ministren Olta Xhaçka dhe disa ushtarakë të lartë, mes tyre edhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Deklarata e Meçollarit
SPAK KA NISUR HETIMIN PENAL PËR PRONAT E FORCËS DETARE
Së fundmi kam patur një komunikim me SPAK, drejtusi i të cilit në kthimin e përgjigjes më ka informuar se ka nisur hetimin penal paraprak për dy kallëzime penale të kryera nga ana ime. Kjo provon se SPAK mbas verifikimeve ka dyshime të besueshme për vepërën penale të shpërdorimit të detyrës ndaj të kallëzuarve.
Artur Meçollari në cilësinë e kallëzuesit ka bërë dy kallëzime penale në SPAK, që lidhen me dy raste të trajtimit joligjor të pronave në planinne veprimitvdhe përhapjes së Forcës Detare.
Baza Detare e Saradëns. SPAK fillimisht ka bërë regjistrimin e kallëzimit me Nr. 86, datë 31 mats 2021. SPAK mbas verifikimeve ka bërë regjistrimin e hetimit penal paraprak me nr. 108/2021. Të kallëzuar ish-Ministri i Mrojtjes Olta Xhaçka dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit Besnik Dervisht.
Baza Detare e Shëngjinit. SPAK fillimisht ka bërë regjistrimin e kallëzimit me Nr. 93, datë 6 prill 2021. SPAK mbas verifikimeve ka bërë regjistrimin e hetimit penal paraprak me nr. 109/2021. Të kallëzuar Gjeneral Major Bajram Begajt, me detyrë shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Ilir Xhebexhisë, me detyrë ish-Komandant i Forcës Detare dhe kolonel Altin Kurtit, me detyrë ish-komandant i Policisë Ushtarake.