Edi Rama: Për herë të parë deri më tani po përfaqësoj entitetin më të vogël përsa i përket xhiros më të vogël në një konferencë të tillë. Më duhet të adresoj se ka një qarkullim një mijë herë më të lartë se PBB e Shqipërisë. Sidoqoftë si përfaqësuesi më i vogël i kësaj salle dhe pse më igjati, ju uroj mirëseardhjen Po ndodh në Tiranë kjo gjë. Ju faleminderit përzemërsisht që ia dolët të mbërrinit në Tiranë dhe të dëshmoni në interesin tuaj që së bashku të zhvillojmë program ndryshimin për rajonin dhe as që diskutohet që është vlerë e shtuar që ky ndryshim mund të jetë i mundur përmes kanalizmeve e përpjekjeve të energjive që vijnë nga SHBA, Evropa e Azerbajxhani. Shpresoj të na bashkohen edhe të tjerë. Disa ditë më parë u takova dhe me presidentin atje dhe ndjeva interesin e lartë që ka për tu përfshirë në tubacionin joniano-Adriatik që do të jetë një energji e re për Evropën që sa më shpejt të fitojë një pavarësi nga gazi rus. Dëshmoj progresin e kryer për shndërrimin e impiantit të Vlorës në impiant energjie. Goxha punë masive është në vijim për ëndrrën e gjatë të hidrocentralit të Skavicës që do të rrisë prodhimin dhe në të njëjtën kohë do të na japë neve një shtytje drejt pavarësisë energjitike.