Rama firmos sot emrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit/ Ja kandidati i preferuar?

0

Ministria e Brendshme i përcjell sot zyrtarisht emrin e propozuar nga ministri Ervin Hoxha lidhur me postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Kryeministrit i dërgohet raporti përfundimtar me 11 kandidatët, si dhe pikët që secili prej kandidatëve është vlerësuar.

Çelmeta tha se në raportin përfundimtar është edhe emri që ministri i Brendshëm i propozon Kryeministrit.

Po cili është kandidati më i favorizuar për tu emëruar si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit?

Drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, lakohet si emër potencial. Por mjaft të forta duken kandidaturat e Drejtorit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, drejtorit të Policisë së Durrësit Skënder Hitaj dhe zv. drejtorit të Policisë së Lezhës, Altin Mema.

Çelmeta tha se një ditë më parë ka pasur një takim informal mes ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit ku mendohet se është diskutuar mbi emrin që do të propozohet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu