Kryeministri Rama ka shpërndarë disa pamje nga Samiti i NATO-s. Ai duket që i flet më këmbë e duar me presidentin bullgar, ndërsa Rumen Radev vetëm e dëgjon dhe nuk flet për asnjë moment.
“Mbase lajm i mirë,”- shkruan Rama mbi pamjet e shpërndara.
Pasi mbaron punë me presidentin bullgar, shkon tek ai francez, Emmanuel Macron, të cilit mesa duket i tregon se ç’ka folur me homologun e tij bullgar.
Macron e dëgjon teksa Rama i flet por për asnjë moment nuk i përgjigjet.
Ose të paktën nuk lihet që të kuptohet nga kamerat.