Rama flet për ftesën që i bëri Bashës : Thotë jo sepse nuk mundet,një herë Spiderman, një herë Borëbardhë

0

Kryeministri Edi Rama foli nga Lezha për ftesën që i bëri Lulzim Bashës.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, sepse ata do janë e do të jenë në qeveri. Thash pse jo të bashkëpunoj me opozitën, por Luli të ndahet nga Iliri dhe Saliu, ai thotë jo, sepse nuk mundet, po tha po, i heqin bateri dhe nuk funksionon.

Një herë mund të jesh Spidermen dhe Borëbardhë. Një herë të thotë që do të ndjekim institucionet dhe njëherë Borëbardhë me shatë xhuxhët që i mban nga mbrapa. Është e rëndësishme të shkojmë përtej politikës, politikanëve. Politikanët duhet të japin provën që politikanët janë për ta. Megjithatë, duan s’duan, ata që s’duan ne do e bëjmë këtë vend dhe kësaj gjëje i ka vdek nëna”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu