Rama fton Niko Peleshin dhe krerët e komisioneve në “Vilën 30”, ja çfarë do diskutohet

0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim në “Vilën 30” me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe me kryetarët e komisioneve parlamentare.

Fokus i mbledhjes ishte organizimi për nisjen e punës së komisioneve parlamentare, të cilat do të fillojnë punë zyrtarisht javën e ardhshme.

U diskutua dhe axhenda legjislative dhe prioritetet kryesore që do të shqyrtohen në sesionin e ri parlamentar.