SHKODËR- Një banor i Shirokës ka kërkuar rregullimin e rrugës në Shllak dhe të letrave të tokës në këtë zonë. Përballë kryeministrit Edi Rama, ai tha se e mbështet kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër, Benet Beci, pavarësisht se me bindje është demokrat. Përgjigjia e kryeministrit ishte se qeveria kishte bërë gjithçka që duhej, por pengesa në këto zona, për rrugët dhe letrat e pronave, u ka nxjerrë Bashkia Shkodër që aktualisht nuk menaxhohet nga socialistët.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Nikolin Martin Shqau: Përshëndetje, më thonë Nikolin Martin Shqau, jam nga Shllaku. Unë e mbështes Becin, sepse përpara tre viteve kam nisur një fermë në Shllak që e kam pagëzuar me emrin ferma e Shën Mhillit. Nuk e kisha mundësin ë vjet të furnizojë bagëtinë me bereqet, kisha vështirësi financiare. I vetmi që ma ka hap telefonin ka qenë Benet Beci, me shpenzimet e tij, ma ka pru bereqetin për lopët. Tjetra zoti kryeministër, unë jam demokrat.
Edi Rama: Mos u mërzit, s’ka problem
Nikolin Martin Shqau: Sinqerisht, të marrsha të ligat, më lër t’i mbaroj këto fjalë. Jam i fije fshatar se kam lënë qytetatin e kam dalë në mal. Kam lënë Amerikën për Shqipërinë, jam shqiptaro-amerikan. Restoranti im e ka emrin San Fransisko. Dua të flas dhe për Dautin, kam bërë disa lëvizje dhe vendi ku ka bërë restorantin është toka jeme. Dhe fitoj sepse me ato lekë çoj djalin me shkollë në Spanjë. Më lejo ta them dhe një fije krenari zoti kryeministër, unë kam shërbyer dhe për Kamala Harris.
Edi Rama: Demokrate dhe ajo
Nikolin Martin Shqau: Ajo është demokrate e betume. Unë kam dalë në Sllak, është ai mali aty përballë. Me tu dhënë mundësia ty një ditë, të vish e ta shohësh, quhet syri i Zotit dhe prej atij vendi shohim gjysmën e Shqipërisë dhe Tiranën. Problemi që kam unë është se sa herë dal aty më prishet kamionçina dhe kemi shpenzime të mëdha. Duam të ndryshojmë Shkodrën, por duam të dimë a kemi ndonjë plan për ne, për rrugën e Shllakut. Por për letrat e tokës? Të parët e mi jetojnë aty prej vitesh, por nuk po mundemi që të bëjmë letrat, kemi toka e bagëti por kurrë sen s’marrim se s’kemi letra.
Edi Rama: Të dyja këto, edhe rruga edhe çështjet e pronësisë janë të lidhura me Bashkinë. Kemi kaluar një ligj tjetër, që aty ku ka dakortësi mes fqinjëve, Bashkia bën hartën dhe e miraton në këshillin bashkiak pasi bën verifikimin në Kadastër. Kjo punë do kryetar bashkie, Shkodra ka 31 vjet pa kryetar bashkie, për mendimin tim. Ka pasur njerëz në bashki, por kanë qenë politikë. Edhe rruga është e njëjta gjë. Është në duart e bashkisë.
Nikolin Martin Shqau: Tani
Edi Rama: A më pyete, kjo është përgjigjia
Nikolin Martin Shqau: Unë jam fshatar
Edi Rama: Ti je fshatar amerikan, ne fshatarët e Tiranës e kemi kështu, njëri pyet, tjetri përgjigjet dhe më pasi kalohet mikrofoni tjetër njeriu.