Rama i paralajmëroi të mos e rrisin, ja çfarë bënë bosët e naftës sot?

0

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi karburantet që të mos abuzojnë me çmimin e naftës ose në të kundërt do të rikthehet Bordi i Transparencës, çmimi i naftës ka pësuar brenda 24 orëve rritje me 12 lekë.

Në disa pika karburanti në Tiranë, nafta po tregtohet deri në 214 lekë/litri.

Që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës në Shqipëri ka pësuar një rritje me gati 40 lekë për litër.

Nafta para nisjes së luftës, tregtohej me 173-175 lekë.