Rama i përgjigjet Metës: Del e mbron ministren britanike, shqiptarët nuk preken nga të huajt

0

LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili i kërkoi që të bëjë kujdes me provokimet për qeverinë britanike. Gjatë takimit me qytetarët në Lushnje, Rama theksoi se Meta futet në një kategori shqiptarët që nuk ka asnjë llojë cipe. Po ashtu ai ka theksuar se shqiptarët nuk preken nga askush dhe se këtë duhet që ta thonë në çdo gjuhë të huaj.

Ilir Meta del dhe mbron atë ministren britanike, i mbron nga unë. Është nuk e di. Është një lloj faqezezëllëku që i shoqëron shqiptarët që nga viti 1912, është një kategori shqiptarësh që nuk i ndahen këtij vendi si mallkim. Nuk kanë asnjë lloj cipe. Iliri ka shumë arsye. I ikën mendja e kokës dhe janë në gjendje të bëjnë gjëra nga më të hatashme. Kur vjen puna tek Shqipëria dhe shqiptarët, ne duhet të jemi një. S’kemi arsye pse të jemi të ndarë, fare. Ne jemi një vend i vogël. Kjo është fatkeqësia, fatmirësia se jemi një vend i vogël. Nuk kemi arsye në botë që kur të ulemi në tryezë me të tjerët, të jemi inferior. Kur vjen puna tek shqiptarët jashtë, nuk duhet ta zgjidhim në gjuhë të huaj, pse ikin ata. Vëllezërit tanë nuk preken, këtë duhet të themi në gjuhë të huaj. Sa ka në Londër, çuna që nuk e shohin dot me sy PS-në, sa ka komentatorë në Facebookun tim, nuk lënë asgjë pa thënë. Unë në anglisht jam mbrojtësi i tyre më i madh. Përpara çdo gjëje tjetër, është Shqipëria,” tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu