Rama i shkon nesër në zyrë Metës për caktimin e datës së zgjedhjeve

0

Kryeministri Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Ilir Meta në lidhje me nisjen e diskutimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Bëhet me dije se nesër në orën 11:00 në presidencë për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve do të shkojë kryetari i PS-së, Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla.

Pas tij Meta pritet që të presë në zyrë liderin e PD-së, Lulzim Bashën dhe më pas kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, për të njëjtën çështje. Ndërsa ftesa për deputeten Rudina Hajdari ishte bërë pasdite, në orën 17:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu