Rama i vë kufirin Yuri Kim: Kreun e SPAK nuk e zgjedh as qeveria dhe as Ambasada

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka vendosur kurifin ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Me anë të një postimi në rrjetin sociale “Twitter”, kryeministri Edi Rama shkruan se kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as opozita të cilës i referohet si “foltorjavulorjafallgjorja”, e as Ambasada Amerike, por vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

“Jam plotësisht dakord me Ambasada Amerikane dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet! Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër,”-shkruan Edi Rama.

Prej kohësh, Yuri Kim zhvillon takime dhe lëshon mesazhe sesi duhet të jetë kreu i ri i SPAK. Reagimet e saj u pasuan nga një kronikë e Zërit të Amerikës që shpjegonte se ambasadorja amrikane ka një shqetësim se gara në SPAK mund të manipulohet nga praktikat e vjetra. Gara për kreun e ri të SPAK ka shumë pikëpyetje duke nisur me mungesën e interesit fillimisht të prokurorëve për të garuar e për të vijuar më pas me emrat që kanë hyrë në lojë për të zëvendësuar Arben Krajën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Të tre janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreut të ri të SPAK është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje dhe zgjidhet me shumicën e votës së anëtarëve të KLP. Trupa e KLP do të dëgjojë platformat e tyre dhe më pas do të votojë. Kush merr shumicën, merr drejtimin e SPAK. Por koha është e kufizuar pasi mandati i Krajës mbaron më 19 dhjetor


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu