Rama : Jemi të detyruar të marrim punëtorë nga vendet e tjera

0

Kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e programit elektoral të PS-së për mandatin e tretë, sipas tij. Veç premtimeve të përsëritura prej 23 vitesh në politikë, kryeministri ka folur dhe për papunësinë.

Dje, për të justifikuar mungesën e vendeve të punës, kreu i qeverisë fajësoi shqiptarët që sipas tij rrinë gjithë ditën kafeneve.  Sipas kryeministrit, dembelizmi i shqiptarëve ka bërë që në Shqipëri të vijnë punëtorë nga vendet e tjera.

“Ka filluar ardhja e punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush ndër ata që thonë se duan punë, duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po i marrin të huajt. Nuk është diçka që ndodh vetëm në Shqipëri, ndodh kudo, ka filluar të ndodhë dhe në Shqipëri do të jetë gjithmonë e më intensive, sidomos në shërbime” u shpreh Rama.

Deklarata e kreut të qeverisë duket si një justifikim për faktin se pas tetë viteve në pushtet ende nuk ka mbajtur premtimin e bërë mandatin e parë për 300 mijë vende pune.

Pra kryeministri i thotë shqiptarëve se vende pune ka plotë, por ju jeni dembelë që rrini kafeneve, dhe ne jemi të detyruar të marrim punëtorë nga vendet e tjera.

Në fakt, gjatë tetëve viteve të qeverisjes së Edi Ramës në Shqipëri ka një kategori punëtoresh të huaj që kanë ardhur në mënyrë gati masive. Janë shtetas nga vendet e Afrikës së Veriut, kinezë dhe turq që punojnë në kompani të huaja dhe së fundi janë marrë dhe nga kompani vendase.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu