Rama: Ka ardhur koha që pagat të rriten sërish për punonjësit e Policisë së Shtetit

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje pagash për punonjësit e Policisë së Shtetit. Në një deklaratë në prezantimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Rama tha se ka ardhur koha që pagat të rriten sërish, pavarësisht se në krahasim me shumë vite më parë, situata ka ndryshuar.

Kreu i qeverisë nuk dha detaje në lidhje me vlerën që do tu shtohet pagave të policëve dhe as se kur do të nisë kjo rritje.

“Kemi një standart të ri, i pamendueshëm disa vite më parë dhe e solli një politikë e re me Policinë e Shtetit, që nga rekrutimi, tanimë prej kohësh pa parti e pa krushqi e deri tek monitorimi e promovimi. Pa folur për pagat e uniformat që janë sot si dita me natën. Megjithëse pagat ka ardhur koha që t’i rrisim sërish, sidomos për nivelin bazë,”- tha Rama ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu