Rama kritika BE: Na duhen edhe 50 vite të tjera pas rënies së komunizmit për anëtarësimin

0

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë pune dy ditore në Slloveni, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën vjetore ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bledit. Në panelin e liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, me temë “solidariteti për sigurinë globale”, kryeministri Rama, lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, u shpreh se ndihet ‘tragjikisht optimist’. Ai tha më tej se BE duhet të jetë më shumë mbështetëse ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe jo vetëm të kritikojë.

“Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me disa hapa konkretë, duke konsideruar që kjo nuk duhet të jetë asgjë ose të gjitha që nga momenti që të gjitha këto vende hyjnë në rrugën drejt BE, deri tek momenti që bëhen anëtarë, duhet të jenë pikërisht këto gjëra në mes të procesit, jo vetëm parime vlera dhe mësime të nxjerra që janë absolutisht të nevojshme, jo thjesht vetëm reforma dhe kritika që janë absolutisht të nevojshme, por edhe mbështetje sa më konsistente dhe nuk po them që nga pikëpamja financiare, por edhe nga pikëpamja e aksesit të vendeve tona në tregun e përbashkët dhe të hapësirave më të mëdha edhe për ndërmarrje tona sepse dhe po e mbyll fjalën time këtu. Të gjithë duhet ta kenë parasysh që ajo çfarë po ndodh për gjithë këto vite në këto vende, është se nga njëra anë nëpërmjet Procesit të Berlinit ne folëm për konektivitetin dhe infrastrukturën dhe sa i përket projekteve dhe se si t’i financonim këto, nga ana tjetër merreni me mend se kush po e ndërton infrastrukturën; amerikanët, kinezët, arabët, që unë e di që nuk kanë Acquis për të përmbushur në momentin që vijnë. Por kjo duhet marrë parasysh. Dhe pika e fundit është që gjithmonë kam menduar që të punosh falas 50 vite përkundër perëndimit, Enver Hoxha na bëri më pro amerikanë dhe pro evropianë se kushdo tjetër, por do na duhen edhe 50 vjet të tjera pas rënies së komunizmit deri sa ne të mos jemi pakushtmërisht pro amerikanë dhe pro-europianë, pra kemi edhe 20 vite euro-optimizëm dhe shpresojmë që deri atëherë të keni përmbushur premtimin tuaj, Charles”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu