TIRANË- Kryeministri Edi Rama, U ka bërë thirrje qytetarëve se kushdo ka nevojë për asistencë për e-Albania mund t’i drejtohen zyrave të bashkive. Me anë të një postimi në rrjetin social facebook Rama gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania.
Postimi i Ramës:
Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të caktuara, mund t’i drejtohen në çdo qytet zyrave të bashkive, si dhe njësive administrative përkatëse, për të marrë shërbimin e kërkuar, FALAS.
Çdo subjekt privat (noter, avokat apo zyrë tjetër) që kërkon pagesë për shërbime të ofruara nga e-Albania është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e liçencës.






