Tiranë, 7 mars 2025 – Kryeministri Edi Rama ka lavdëruar ish-presidentin amerikan Donald Trump, duke thënë se Zoti i shpëtoi jetën Trump për ta zgjuar Europën dhe për të ndryshuar kursin e botës. Deklarata e Ramës erdhi gjatë një konference të zhvilluar në Tiranë, ku fituesit e çmimit Ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” diskutuan mbi rolin e rinisë në të ardhmen e Europës.
“Ndoshat Zoti shpëtoi Donald Trump, jo vetëm për ta bërë Amerikën të madhe, por për ta zgjuar Europën dhe për t’i dhënë asaj mundësinë që s’mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj, se nuk është njësoj,” tha Rama gjatë konferencës.
Kryeministri Rama theksoi se bota dhe Europa po kalojnë në një periudhë të re, ku ndryshimet politike dhe shoqërore po sjellin nevoja të reja për adaptim dhe zhvillim.