Rama LIVE për Vjosën: Thonë është lumi i fundit i egër

0

TIRANË– Kryeministri Edi Rama live nga Kryeministria: Tiranë – Hapet rruga e bashkëpunimit me organizatën globale mjedisore “Patagonia”, për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Rama: E kthyem Vjosën në zonë të mbrojtur për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentralit, kjo ishte si të fusje në vesh për të gjithë ata që nuk e dinin se ku ishte Vjosa. Kjo është histori, jemi këtu për të kaluar në një fazë tjetër, nga zona e mbrojtur në parkun kombëtar që do të jetë boshti i kësaj hapësire, duke u angazhuar për një projekt shumë të madh. Ne deri sot i kemi shtuar territorit të vendit zona të mbrojtura duke e cuar në 21% tërësinë e pjesëve të mbrojtura të territorit, duam që të shkojmë 30%. Moratoriumi i pyjeve, si dhe i gjuetisë kanë filluar pas një numri të konsiderueshëm vitesh të japin rezultatet e para, shikoni hartat e vendit për të parë aspektin e gjelbërimit, shikoni speciet e faunes së vendit për të parë ndalimin e gjuetisë.

Ndalimi i prerjes apo vrasjes së shpendëve nuk na ka sjellë dëm ekonomik, janë prerë pemë, janë bërë vrasje kafshësh, nuk janë bllokuar 100% në aspektin e zbatueshmërisë por kanë ndodhur në përmasa të atilla që janë të papërfillshme në raport me atë që është shpëtuar. Zona që do të mbulojë parku kombëtar është shumë e madhe, është më i madhi i Shqipërisë, na vë para detyrimit për të ndërtuar një ngrehinë të madhe institucionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu