Rama : Lul, të du shumë! Ke rënë në duar të këqija që kur u ndave nga unë

0

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para qytetarëve të Kavajës është shprehur se do të ikë i lumtur nga qeveria nëse qytetarët gjejnë një më të mirë se ai.

Ai ironizoi edhe kryedenmokratin Basha, për të cilin tha se ka rënë në duar të këqija që kur është ndarë nga kryeministri, ndërsa shtoi se kreun e PD e ka lidhur Monika Kryemadhi dhe i jep urdhra.

“Kur ta gjeni një më të mirë, iki i lumtur unë. S’mund t ëiki unë se thonë këta “Rama ik”. Se kjo “Rama ik” është thelbi i hallit që ata kanë. Po hajde pra më mund. Si? Ik ti se po vij unë. Jo mor Lul, nuk është kaq kollaj kjo punë mor Lul. Jo mor të keqen vëllai, jo mor Lul se të du shumë. Ka rënë në duar të këqinja që kur u nda nga unë. I mbushën mendjen që të ndahej nga unë dhe e ka lidhur Monika këtu dhe i thotë “s’kape”, dhe ai niset”, tha Rama ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu