Rama mbledh në selinë e PS drejtuesit e qarqeve

0

Kryeministri, Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm drejtuesit e qarqeve. Takimi mësohet se ka nisur në orën 08:30 brenda ambienteve të selisë së Partisë Socialiste.

Nuk dihet se cila do të jetë tema e diskutimit mes socialistëve e nëse do të ketë një deklaratë për mediat nga Rama ose drejtues të tjerë të PS-së.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama doli në një deklaratë për demokratët në rrjetin social ‘Facebook’. Kreu i qeverisë ktheu përgjigje pyetjeve të qytetarëve dhe më së shumti të demokratëve që lidheshin me protestën e 8 Janarit. Rama theksoi se në vend nuk ka opozitë e se mes ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha ka nisur luftë se cili prej tyre është ‘shërbëtori’ i tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu