
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë të premten më 9 janar, në Tiranë.
Bëhet me dije se fokusi i kësaj mbledhjeje do të jetë te objektivat e qeverisë për vitin 2026, si dhe përcaktimi i drejtimit strategjik të punës për muajt në vijim.
Ish-këneta në Durrës ‘nën ujë’, banorja mes lotësh: Duam dëmshpërblim, kam lënë vajzën e sëmurë…
Takimi pritet të mbahet te Pallati i Brigadave në orën 10:00 dhe është konceptuar si një tryezë e gjatë pune për vetëm një ditë.
Siç raportohet, ky takim do të shërbejë për një analizë të projekteve dhe reformave që qeveria synon të çojë përpara gjatë këtij viti.




