Rama mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët javën e ardhshme

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka planifikuar zhvillimin e një mbledhje të jashtëzakonshme javën e ardhshme me deputetët e Partisë Socialiste dhe ministrat. Mbledhja do të zhvillohet pas pushimit të Pashkëve të martën paradite, ku Rama ka kërkuar të mos mungojë asnjë deputet.

Nuk dihet se cili do të jetë mesazhi i Edi Ramës, por mund të merret me mend se ai lidhet me çështjet e aktualitetit dhe axhendën e maxhorancës në kushtet kur tema e korrupsionit ka marrë vëmendje të veçante edhe për shkak të disa goditjeve të SPAK-ut, ndaj disa zyrtareve të lartë në institucionet qendrore apo në Bashkinë e Tiranës.

Pasi është kontaktuar nga TCH, “No Comment”, ishte përgjigja e marrë për një koment mbi mbledhjen nga zyra e shtypit në kryeministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu