Rama ndan tituj pronësie në Theth: Gjobat për ndërtimet pa leje do të falen!

0

Kryeministri Edi Rama premtoi se gjobat që kanë marrë banorët e Thethit për ndërtimet pa leje të kryera në të kaluarën.

“Të gjitha këto gjoba do të falen”, tha ai gjatë një takimi me banorët e fshatit turistik, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, ku shpërndanë tituj pronësie.

“Nuk janë ndërtime të bëra abuzivisht për t’iu shmangur ligjit, por janë ndërtime të bëra nga nevoja, ndërkohë që në kushtet e pamundësisë ligjore njerëzit kanë vazhduar t’i bëjnë”.

Megjithatë, kryeministri tha se abuzimet në të ardhmen nuk do të lejohen.

“Kjo nuk do të thotë që kush do të vërë një gurë pa leje më tutje do të tolerohet. Kjo do të thotë që në atë fazë kur kjo ka ndodhur nuk ka pasur asnjë vëmendje nga bashkia, zero. Sepse bashkia është shumë e rëndësishme në këtë proces. Dhe një prej arsyeve që kjo po ndodh sot është prej bashkisë, jo prej vullnetit të qeverisë. Ka shumë njerëz që thonë pse u kujtuat për Shkodrën kaq vonë. Nuk jemi kujtuar kaq vonë, por nuk na është dhënë mundësia të bëjmë më shumë. Kryetari i Bashkisë, në këtë kohë që është në krye të bashkisë, ka ardhur këtu në Theth më shumë se sa të gjithë kryetarët e bashkive të Shkodrës në të gjithë historikun e tyre”, shtoi Rama.

Kryeministri gjithashtu tha që besonte se brenda vitit rruga e Dukagjinit do të përfundojë. “Do të hapë një tjetër zonë magjike që sot vizitohet me vështirësi shumë të madhe”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu