Rama në Austri, pas kancelarit takohet me Hasijen: Je më ylli nga të gjitha (Video)

0

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Austri, ku sipas asaj që thotë në një video në rrjetet sociale ka pasur një takim me kancelarin vendas.

Fill pas takimit me kancelarin, Rama thotë se ka pasur një takim poaq interesant edhe me Hasijen nga Maqedonia e Veriut.

Edi Rama: Jam këtu me kancelarin austriak dhe me Hasijen. Me kancelarin austriak sapo mbaruam, me Hasijen sapo u takuam. Më përshëndeti shqip dhe kur e pyeti gazetari je nga Shqipëria apo nga Kosova, tha jam nga Maqedonia e Veriut se ne jemi shqiptarë gjithandej.

Hasija: Ju përshëndes të gjithëve dhe jam shumë, shumë e lumtur që e takova për herë të parë  kryetarin. Jam shumë krenare që e vetmja shqiptare në Austri e kam takuar kryetarin.

Edi Rama: Ka edhe të tjera shqiptare që më kanë takuar, por nga këto të Maqedonisë së Veriut je më ylli nga të gjitha. Përshëndetje të gjithëve në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, në Luginën e Preshevës, nga Hasija dhe nga unë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu