Nuk pranon të dalë nga banesa ku rrinte me qera, 50-vjeçari kërcënon të hidhet nga kati i 5-të

0

Një 50-vjecar ka hipur në taracën e një pallati 5 katësh në lagjen 8 Nëntori në Berat dhe kërcënon se do të hidhet.

Ardian Dardha i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, nuk pranon që të lirojë banesën me qera, të cilën ia paguante bashkia.

Atij i ka mbaruar kontrata prej 5 muajsh, mirëpo nuk pranon që të dalë, duke pretenduar në fakt pronësinë mbi banesën.

Në vendngjarje kanë mbërritur punonjës të policisë dhe zjarrfikëses që po negociojnë me Dardhën, që të zbresë nga tarraca e pallatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu