TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Brukselit pas konferencës që do të mbajë për mediat. Ai do të pritet aty nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell. Rama pritet të marrë pjesë në konferencën e VI për mbështetjen e së ardhmes të Sirisë dhe Rajonit. Po ashtu, do të zhvillojë takime sërish me Borrell dhe me komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi.
Ai do të ketë edhe një takim të rëndësishëm me të gjithë liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Të pranishëm do të jenë edhe presidenti malazez Milo Gjukanoviç, kryetari i Këshillit të Ministrave të BiH-së Zoran Tegelti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schëartz. Ndërkohë që hozyrtarisht, Vuçiç do të bisedojë në takime të ndara me shefin e diplomacisë së BE-së, Joseph Borell, por edhe me komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Në takimin e përbashkët, ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht se cilat mund të jenë temat konkrete të bisedimeve, por pritet që Ballkani Perëndimor me perspektivën e tij evropiane do të jetë në rendin e ditës. Tradita e organizimit të darkave me liderë nga Ballkani Perëndimor është iniciuar nga ish-kryetarja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si një mënyrë për të inkurajuar dhe përmirësuar bashkëpunimin brenda rajonit dhe rajonit me BE-në. Në fund të darkës, ata priten që t’u drejtohen mediave në Bruksel.
AXHENDA E PLOTË:
-Ora 08.15 mbërrija e delegacionit(transmetim i drejtpërdrejtë)
-09.00 Fillimi i Konferencës VI të Brukselit për Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit – Takimi ministror
Seanca e mëngjesit (e hapur)
– Fjala e hapjes nga Kryesuesi i Konferencës: Z. Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian – Diskutimi nga vendet që strehojnë numrin më të madh të refugjatëve sirianë në rajon – Ndërhyrje nga përfaqësues të Shoqërisë Civile
-11.15 Foto familjare në transmetim të drejtpërdrejtë
-11.30 Konferenca për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë
-13.30 Seanca e pasdites pjesa I (sesioni I hapur)
– Fjala e hapjes nga Kryesuesi: Z. Oliver Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse
+/- 15.30 Seanca plenare e pasdites pjesa II (sesioni publik)
– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse
-17.30 Komentet përmbyllëse në transmetim të drejtpërdrejtë.