Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miraton financimin e Ukrainës me 40 miliardë dollarë

0

SHBA-Dhoma e Përfaqësuesëve të SHBA-së votoi një projekt-ligj që do të sigurojë 39.8 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën. Ai përfshin 6 miliardë dollarë për ndihmën e sigurisë, si dhe 8.7 miliardë dollarë për të paguar për rimbushjen e tankeve ushtarake, amerikane të dërguara tashmë në Ukrainë. 3.9 miliardë dollarë të tjerë janë caktuar për inteligjencën dhe mbështetjen e misionit.

Sipas BBC, projektligji shtesë, i prezantuar në Dhomën e Përfaqësuesve nga Kryetarja e Komitetit të Ndarjeve të Dhomës së Përfaqësuesve, Rosa DeLauro, përfaqëson një shifër dukshëm më të lartë se 33 milionë dollarët e kërkuara nga Presidenti i SHBA-as Joe Biden.

Në një letër drejtuar kolegëve demokratë ditën e djeshmë, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se ligjvënësit shpresonin të shihnin një “votim dypartiak” për paketën “monumentale”.

“Koha është thelbësore dhe ne nuk mund të lejojmë të presim. Me këtë paketë ndihme, Amerika i dërgon një mesazh tingëllues botës për vendosmërinë tonë të palëkundur për të qëndruar me popullin e guximshëm të Ukrainës derisa të fitohet fitorja.” ka shkruar Pelosi.

Në fund projektligji u miratua me 368 që thanë po dhe 57 thanë jo. Tani është drejtuar në Senat, ku ka të ngjarë të miratohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu