Rama në Golem : Pas vaksinimeve në fabrika, e kanë radhën punonjësit e hoteleve

0

Kryeministri Edi Rama në një takim me operatorët turistikë në Durrës, i shoqeruar nga kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, tregoi se në muajin Maj do të nisë vaksinimi i punonjësve të hoteleve që të jenë gati në Qershor.

“Sapo të kryhet faza e parë e moshave më të prekshme nga armiku i padukshëm, do të bëjmë vaksinimin e punjoësve në fabrikat dhe material pororsitësit si dhe njëkohësisht zinxhirin e punonjësve të hoteleve, sidomos të atyreve ku ka masë njerëzish. Ministri Blendi po merret me numrat me fashat dhe sapo të kalojmë këtë fazë të parë, nga Maji do të jemi gati që në Qershor kjo gjë të jetë kryer.”

Teksa falenderoi operatorët turistikë për mundësinë e takimit, falenderoi dhe Veliajn për diellin.

“Qeveria është si nëna sa më shumë të qash aq më shumë mund të marrësh pjesën e qumshtit. Por ne bëjmë sa mundemi, nuk bëjmë sa duam. Se po të mundemi më shumë se lëmë pa bërë. Faleminderit për këtë mundësi, për këtë ditë të bukur, por për diellin na e solli lali se ky i bënë këto mrekullitë se ne bëjmë gjëra më të vogla. Shumë faleminderit për diellin.”, u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu