Rama në intervistë për median greke: Këtë pikturën do ta ngjyros me blu, të bardhë, të kuqe dhe të zezë

0

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjioze greke “Ekathimerini”, që është publikuar sot.

Kryeministri Rama disa ditë më parë ka surprizuar gazetarin nga Greqia Pavlos Papadopulos, i cili në median “Ekathimerini” përmes një shkrimi të firmosur prej tij kritikonte qeverinë për trajtimin që i është bërë Kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Belerit. Ky i fundit, ndodhet në burg nën akuzën blerjes së votave.

E quajtur “Greqia dhe unë”, në këtë intervistë Rama ka treguar rreth ngjarjeve të fundit që lidhen me marrëdhëniet mes dy shteteve.

Një detaj interesant, është një nga pikturat që Kryeministri krijon gjatë kohës që është orarin e punës. Gjatë pritjes për transmetim, Rama ka bërë me dije, pikturën e cila ngjason me një hartë, do ta ngjyrosë me katër ngjyra. Blu dhe të bardhë, si ngjyrat e flamurit grek dhe kuq e zi, referuar ngjyrave të flamurit shqiptar.

Edi Rama: Do ta ngjyros me blu të bardhë, të kuqe dhe të zezë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu