Rama në Luksemburg, takon kryeministrin Fieden

0

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Luksemburg.

Ai ka zhvilluar një takim me kryeministrit, Luc Frieden, për të cilin thotë se është një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë thotë se u dakordësua zbatimi i marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri.

“Luksemburg – Takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE, me të cilin ndër të tjera dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe folëm për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu