Rama në Paris për të parë ‘Champions League’, e shoqëron Linda dhe Zaho

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Parisit, bashkë me gruan dhe djalin për të parë në stadium ndeshjen e UEFA Champions League. Rama është nisur drejt Francës në një udhëtim me një grup biznesmenësh. Por shefi i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, ka sqaruar gjithçka.

Fuga bën me dije se Rama nuk është nisur në Paris me asnjë grup biznesmenësh, por shoqërohet nga Linda dhe Zaho Rama.

Ndërsa ftesën për të marrë pjesë, e ka nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin. Po ashtu, Fuga bën me dije se të gjitha shpenzimet, edhe kostot e fluturimit me linjën “Transavia” janë mbuluar gjithashtu nga Čeferin.

“Kryeministri nuk eshte nisur ne Paris me asnje grup biznesmenesh, por ka udhetuar sot me linjen Transavia me gruan dhe djalin, me ftese te Presidentit te UEFA-s dhe me te gjitha shpenzimet e mbuluara nga UEFA.”

Čeferin ishte i ftuar në Shqipëri pak ditë më parë, ku nga “Air Albania”, ndoqi finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit. Mesa duket i ka kthyer “nderin” Ramës, duke e ftuar në Paris për të parë nesër nga afër ndeshjen mes Real Madrid dhe Liverpoolit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu