Nxirren trupat e pa jetë të dy të miturve nga liqeni

0

Polumbarët e Reneas kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë të dy fëmijëve të mitur që u mbytën ditën e sotme në liqenin e Prushit.

Fëmijët ishin duke u larë së bashku me 4 shokë të tjerë të tyre në liqen për të larguar vapën, por fatkeqësisht dy të miturit nuk kanë mundur të dalin nga uji.

Ende nuk është verifikuar mosha e saktë e të miturve, por thuhet se janë nga 8 deri në 13 vjeç, ndërsa mësohet se kanë të njëjtin mbiemër.

Në vendngjarje ndodhen dhe efektivët e policisë, që pritet të zbulojnë më shumë rreth ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu